Samsung tërheq telefonin e ri, bien çmimet e aksioneve
03

Lexo edheModeli ri i Bugatti Chiron, mund t’i ketë katër dyer (Foto)

Kompania Samsung Electronics ka regjistruar rënie të konsiderueshme të çmimit të aksioneve pasi bëri të ditur se tërheq celularin më të ri, smartfonin Samsung Note 7, transmeton AA.
Prodhuesi më i madh i telefonave celularë në botë javën e kaluar bëri të ditur se tërheq modelin e ri të smartffonit pasi mbi 40 përdorues lajmëruan defekt.
Bëhet fjalë, siç theksuan, për 2.5 milionë pajisje celulare me bateri jofunksionale e cila shkakton zjarr nga mbinxehja e baterisë.

Lexo edheModeli ri i Bugatti Chiron, mund t’i ketë katër dyer (Foto)
Disa kompani ajrore botërore paralajmëruan pasagjerët e tyre që në avionë të mos sjellin këtë model celulari.
Samsung blerësve të Note 7 i cili doli në treg në fund të muajit gusht dhe i cili kushton 680 paundë, u ofroi zëvendësim.