HomeLajmeSami LushtakVoton Sami Lushtaku, bën thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhje (FOTO)

Sami LushtakVoton Sami Lushtaku, bën thirrje për pjesëmarrje masive në zgjedhje (FOTO)

Të ngjajshme

Kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku ka ushtruar sot të drejtën e tij për të votuar, duke marrë pjesë në procesin zgjedhor së bashku me bashkëshorten e tij, Feriden.
Pas votimit, Lushtaku theksoi rëndësinë e votës si mjeti kryesor përmes të cilit qytetarët vendosin për të ardhmen e vendit.
“Vota është zëri i secilit qytetar dhe mënyra më e mirë për të vendosur për të ardhmen e vendit tonë”, ka deklaruar ai.
Me këtë rast, Lushtaku u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin në votime dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike, duke nënvizuar se çdo votë ka peshë dhe ndikim në përcaktimin e drejtimit të vendit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz