HomeSportKlubi i Fatjon Bunjakut bën reagimin për vdekjen e tij

Klubi i Fatjon Bunjakut bën reagimin për vdekjen e tij

Të ngjajshme

Bedri Hamza voton bashkë me bashkëshorten

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza,  ka shfrytëzuar...

Osmani: Qytetarët po dëshmojnë përkushtim ndaj demokracisë

Kandidatja për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani, ka vlerësuar...

Voton Vjosa Osmani: Pa qytetarët nuk ka demokraci

Kandidatja për presidente të Kosovës nga Lidhja Demokratike e...

Futbollisti nga Vushtrria humb jetën në një vetaksident tragjik

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë pak pas mesnate...

E gjithë futbolli kosovar u trondit nga vdekja e futbollistit, Fatjon Bunjaku.

22-vjeçari, u përfshi në aksidentin fatal në rrugën Mitrovicë-Vushtrri që i mori edhe jetën.

Rreth vdekjes së Bunjaku reagoi edhe klubi i tij i deritanishëm, AF Elbasani

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të lojtarit tonë, Fatjon Bunjaku. Sot, familja e madhe e klubit tonë humbi jo vetëm një lojtar, por një njeri që mbajti me krenari ngjyrat e klubit dhe la kontributin e tij në historinë tonë. Përkushtimi dhe pasioni i tij për futbollin do të mbeten gjithmonë pjesë e identitetit tonë. Në këto momente të vështira, mendimet dhe lutjet tona janë me familjen Bunjaku, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe ta duan Fatjonin. AF Elbasani shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Bunjaku dhe për të gjithë komunitetin sportiv që sot humbi një nga njerëzit e tij. Fatjoni nuk do të harrohet”, ishin fjalët e klubit shqiptar.

Bunjaku, luajti për klube të shumta si Trepça, Liria, Gjilani, Malisheva dhe së fundi te Elbasani./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz