Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka shfrytëzuar të drejtën e tij të votës.
Rama shfrytëzoi të drejtën e tij të votës, ndërsa pas procesit u prononcua për media.
Ai tha se demokracia është një proces që është fituar me gjak dhe nuk duhet të mirret si e mirëqenë.
“Demokracia nuk është diçka që nuk na ka pikë prej qiellit, është një proces që është fitu me gjak dhe me sfida të ndryshme dhe nuk duhet me trajtu si të mirëqenë. Sot është dita ku secili qytetarë duhet me shfrytëzu të drejtën, fuqinë e vet për me votu, për një shtet demokratik”, tha ai.