back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeSami Lushtaku në Ditën e Çlirimit të Skenderajt: Liria jonë erdhi falë...

Sami Lushtaku në Ditën e Çlirimit të Skenderajt: Liria jonë erdhi falë gjakut të dëshmorëve e martirëve

Të ngjajshme

Hajduti që i vodhi orën Casillasit kapet duke e shitur atë në një dyqan

Mediat spanjolle kanë publikuar imazhet e një personi që...

​Ndërgjegjësimi për privatësinë konsiderohet të jetë në nivel jo të kënaqshëm

Ndërgjegjësimi qytetar për mbrojtjen e privatësisë është në nivel...

Dallaveret në Malishevë/ Doli: Klienti im ishte në rolin e anëtarit të Komisionit

Avokati Egzon Doli, në cilësinë e mbrojtësit të njërit...

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, zhvillon vizitë zyrtare në Libi (FOTO)

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka zhvilluar...

Sot është shënuar me shumë aktivitete Dita e Çlirimit të Skenderajt, ku një numër i madh personalitetesh u përkulën para shtatorës së Komandantit Adem Jashari, në shenjë falenderimi ndaj sakrificës së tij dhe gjithë dëshmorëve, shrkuan Drenica Press.

Lidhur me Ditën e Çlirimit të Skenderajt, ish kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku tha: “Në 22 vjetorin e çlirimit të qytetit të Skenderajt, së bashku me profesorin Enver Hoxhaj, me deputetë të Kuvendit të Kosovës, me struktura të degës së PDK-së në Skenderaj, bëmë homazhe pranë shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari në Skenderaj dhe vendosëm kurora lulesh në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz.

Liria jonë erdhi falë gjakut të dëshmorëve e martirëve të rënë në luftën tonë çlirimtare. Ata janë themeli i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. U jemi mirënjohës përjetë miqve tanë ndërkombëtarë, ShBA-ve e NATO-s, të cilët iu bashkuan kauzës sonë të drejtë për të jetuar të lirë.
Urime 18 Qershori, dita e çlirimit të Skenderajt!
Lavdi të gjithë brezave që kanë sakrifikuar për lirinë e Kosovës!
SL

Të Fundit

Sport

ShowBiz