Sami Lushtaku mbledhë bashkëpartiakët, ka një kërkesë për ta (FOTO)
Sot dega e PDK në Skenderaj ka mbajtur mbledhjen e radhës, shkruan Drenicapress.info.
Sipas kryetarit të kësaj dege, Sami Lushtakut, PDK-ja në Skenderaj hyn në procesin e brendshëm zgjedhor e unifikuar.
Ai u ka kërkuar bashkëpartikëve që të angazhohen për një process zgjedhor të barabartë për të gjithë.
Lexojeni të plotë njoftimin e Sami Lushtaku, kryetar i PDK-së në Skenderaj:
PDK në Skenderaj hyn në zgjedhje të brendshme e unifikuar
Në cilësinë e Kryetarit të degës së PDK-së në Skenderaj, sot kam takuar kryetarët e nëndegëve dhe seksioneve të partisë dhe strukturat e RDK-së me qëllim të mobilizimit të të gjitha strukturave të degës për zgjedhje në RDK.
Lexo edheNë Klinë po digjen malet, zjarrfikësit tentojnë shuarjen (VIDEO)
Në takim kam kërkuar angazhim nga të gjithë në organizimin e zgjedhjeve në 57 nëndegë të RDK-së. Poashtu, kam kërkuar që uniteti i plotë i degës së PDK-së të vazhdojë gjatë zgjedhjeve të brendshme dhe strukturat e partisë të punojnë në terren për të ndihmuar procesin zgjedhor duke iu dhënë mundësi të gjithë të rinjve nga 16 deri në 25 vjeç që të jenë pjesë e procesit zgjedhor në RDK.
Kam siguruar se PDK në Skenderaj do të jetë e hapur për të gjithë duke krijuar mundësi te barabarta për secilin.
Në takim Komisioni për Organizimin e Zgjedhjeve ka prezentuar orarin e kuvendeve të nëndegëve të RDK-së që do të fillojnë të mbahen nga dita e mërkurë më 11 prill 2018.
Në emër të Degës së PDK-së në Skenderaj i ftoj të gjithë qytetarët e Skenderajt që të marrin pjesë në procesin zgjedhor brenda PDK-së, duke siguruar të gjithë se vlerat dhe kontributi i secilit është shumë i rëndësishëm.


















