Sami Lushtaku mbledh PDK-në në Skenderaj: Po përgatitemi për zgjedhje lokale (FOTO)
01

Lexo edhe‘O krejt Drenica e pyet Gllanasellën a e kom gjallë bre Fehmiun e Xhevën’

Kryetari i PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka mbledhur kryesinë e PDK-së dhe kryersinë e Rinisë Demokratike në Skenderaj, ku për qëllim kishte organizimin e brendshëm të kësaj partie dhe përgatitjen për zgjedhje lokale, shkruan Drenica Press.
Pas këtij takimi kryetari i PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, tha:“Takim me kryesinë e degës, me kryesinë e rinisë dhe kryetarët e nëndegëve në Skenderaj.
Po bisedojmë për zhvillimet politike në Kosovë dhe organizimin e brendshëm të Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, pas vendimit të kryesisë qendrore të PDK-së për përgatitjet lidhur me zgjedhjet lokale. Do të punojmë fuqishëm me të gjitha strukturat dhe qytetarët, që PDK në Skenderaj të ketë anëtarë të asamblesë komunalë të përgatitur e intelektualë nga të gjitha fushat! SL”

Lexo edhe‘O krejt Drenica e pyet Gllanasellën a e kom gjallë bre Fehmiun e Xhevën’
