back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaLajmeSali Berisha arrin në stadium, pritet me ovacione

Sali Berisha arrin në stadium, pritet me ovacione

Të ngjajshme

Arbër Veliaj, 5 orë dëshmi në SPAK

Arbër Veliaj, vëllai i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj,...

Prattipati – Kurtit: Partitë serbe duhet të marrin pjesë në zgjedhje

E ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane, Anu Prattipati,...

Pas mbushjes së stadiumit “Air Albania” nga delegatët e PD dhe simpatizantë të partisë, Sali Berisha është ngjitur në tribunën kryesore, përmes ovacioneve dhe brohoritjeve të mbështetësve.

Me propozim të tij, është mbledhur sot kuvendi kombëtar i PD, ku është paralajmëruar se do të ndryshohet statuti i partisë dhe do të shkarkohet kryetari Lulzim Basha.

Sipas verifikimit elektronik, nga 7500 delegatë që ka PD, kanë kaluar pozitivisht skanerin mbi 4000 delegatë.

Para nisjes së Kuvendit, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi akuzoi edhe njëherë organizatorët e “Foltores” dhe Berishën se nuk i kanë firmat e duhura për të thërritur Kuvendin. Ai tha se për Kuvendin e 18 dhjetorit që është thërritur nga Kryesia kanë konfirmuar pjesëmarrjen 5259 anëtarë, ndërsa 1146 anëtarë kanë refuzuar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz