Mohamed Salah ka vazhduar të bëjë gjëra të mëdha edhe jashtë fushave të futbollit.

Sulmuesi egjiptian njihet si një bamirës i madh në vendin e tij dhe shpesh herë ka ndihmuar njerëzit në nevojë.

Së fundmi Salah ka bërë një tjetër donacion, për të ndërtuar një ambulancë në qytetin e tij të lindjes.

Babai i Salah, Ghaly së bashku me kryetarin e komunës Tarek Rahmy kanë hapur zyrtarisht këtë qendër shëndetësore.