Sunday, July 20, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditSakrifica e Rashfordit e mundësoi marrëveshjen mes Barcelonës dhe Man Utd

Sakrifica e Rashfordit e mundësoi marrëveshjen mes Barcelonës dhe Man Utd

Të ngjajshme

Helmohet nga ushqimi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka pësuar helmim nga ushqimi,...

Erëra të forta në Suharekë, rrëzohet një lis në qendër të qytetit

Shi e erëra të forta sot kanë mbizotëruar pothuajse...

Zbulohet arsyeja pse Wirtz po e bartë fanellën me numrin 58 te Liverpooli

Skuadra e Liverpoolit sot luajti miqësore ndaj Stoke Cityt...

Vetaksident në Fushë-Kosovë, vetura përfundon me katër rrota përpjetë

Një vetaksident ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë-Kosovë. Lexues...

Barcelona pritet të zyrtarizojë Marcus Rashford si blerjen e tretë të kësaj vere, pasi ka arritur një marrëveshje me Manchester United. Sulmuesi anglez do të bashkohet me kampionët e La Ligës fillimisht në formë huazimi për një sezon, me opsion blerjeje të përhershme në fund të edicionit 2025-26.

Rashford thuhet se e ka bërë të qartë se dëshironte vetëm Barcelonën, dhe pasi katalanasit hoqën dorë nga Luis Diaz për shkak të kërkesës së lartë të Liverpoolit, ata kanë mbyllur shpejt akordin me United.

Rashford do të udhëtojë së shpejti drejt Katalonjës për testet mjekësore dhe pritet të konfirmohet zyrtarisht me kohë për t’iu bashkuar skuadrës së Hansi Flick-ut në turneun përgatitor në Japoni dhe Kore të Jugut, që nis javën e ardhshme.

Barcelona ende duhet ta regjistrojë Rashford-in sapo të mbërrijë, gjë që nuk është e lehtë, pasi duhet të bëjë të njëjtën gjë edhe me Joan Garcia-n, i cili u transferua nga Espanyoli në fillim të korrikut. Megjithatë, kjo detyrë është bërë disi më e lehtë.

Sipas David Ornstein, Barcelona do të paguajë 100% të pagës së Rashford gjatë huazimit, gjë që ishte vendimtare për Manchester United që të jepte dritën jeshile. Por kjo marrëveshje u bë e mundur vetëm sepse 27-vjeçari pranoi të ulë pagën e tij me 30%, sipas “Sport”.

Në total, Rashford ka përfituar rreth 18 milionë euro në sezon te Man United, por sipas Ben Jacobs, Barcelona do të marrë përsipër rreth 10 milionë euro, ndërsa United nuk do të paguajë asgjë nga paga e tij. Kjo sakrificë e bën më të lehtë regjistrimin e tij nga ana e Barcelonës në La Liga, edhe pse mbetet ende punë për ta bërë këtë realitet.

Barcelona do të nisë tani procesin e shitjes së disa lojtarëve, për të siguruar që Garcia dhe Rashford të jenë të gatshëm të luajnë që në javën e parë të La Ligës 2025-26, e cila nis për më pak se katër javë.

- Advertisement -

Të Fundit