Sa ditë do të jenë fushatë për balotazh?
Gjatë ditës së diele u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme të komunës së Drenasit.
Pas numërimit të votave në këtë komunë, rezultati qoj në balotazh kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës Ramiz Lladrovci dhe atë të Nismës për Kosovën, Isa Xhemajlaj.
Zgjedhjet e ardhshme komunale pritet që të zhvillohen me 18 dhjetor, vendim ky i arritur gjatë ditës së djeshme.
Ndërsa burime të Indeksonline mësojnë se fushata zgjedhore e radhës në këtë komunë pritet të fillojë me 12 dhjetor dhe të përfundojë me 16 dhjetor.
Lexo edheKëto ishin notat e Ramiz Lladrovcit në shkollën fillore (Dokument)
Kjo fushatë pra pritet të zgjasë pesë ditë, ndërsa kjo gjë pritet të konfirmohet pas pak edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shkruan Indeksonline.
Duhet përkujtuar që fushata që përfundojë të premten në Drenas është zhvilluar pothuajse gjatë gjithë kohës në oda të ndryshme, ndërsa nuk dihet nëse e tillë do të vazhdojë edhe gjatë ditëve të ardhshme nga kandidatët e të dy partive, të PDK-së dhe Nismës./Indeksonline/














