back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaRegjionaleMitrovicëSa i bukur stadiumi “Adem Jashari” pas renovimit (FOTO)

Sa i bukur stadiumi “Adem Jashari” pas renovimit (FOTO)

Të ngjajshme

Baneri ”UEFA Mafia” i kushton Crystal Palace me dënim nga UEFA

Problemet e Crystal Palace me institucionet e futbollit europian...

Altcoinët shpërthejnë mes rënies së lehtë të tregut kripto në gusht

Muaji gusht solli një kthesë interesante në tregun global...

Mendimi për motin: Natë e ftohtë me minimale prej 6C, të enjten mbetet freskët, por me diell

Mendimi për motin – 17.09.2025 Pas depërtimit të masave më...

Begaj takon kryeministrin hungarez Orban, flasin për mbi thellimin e bashkëpunimit dypalësh

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar një vizitë...

Në pasditen sotme është ndriçuar stadiumi “Adem Jashari”, pasi që presidenti i FFK-së Fadil Vokrri i shoqëruar nga nënpresidenti Agim Ademi, anëtari i KE-së Xhelal Broja dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, edhe zyrtarisht ka përuruar ndriçimin duke bërë ndezjen e reflektorëve të këtij stadiumi, i cili është bërë gati për garat ndërkombëtare si stadium i kategorisë së dytë.

Me këtë rast presidenti Vokrri, theksoi se “ky ishte premtimi ynë se më 6 qershor do ta ndriçojmë stadiumin ‘Adem Jashari’  dhe këtë e bëmë sot. Është një moment i veçantë për të cilin kemi pritur gjatë që të kemi një stadium me ndriçim ku mund të luhen ndeshjet edhe në mbrëmje në kushte shumë më të mira jo vetëm për lojtarë por edhe për shikues.

Ky është një investim i FFK-së, ndërsa në ditët e ardhshme shumë shpejt priten të përfundojnë edhe punimet tjera brenda stadiumit investim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Kështu që ky stadium do të jetë i gatshëm për kategorinë e dytë për ndeshjet ndërkombëtare. Në veçanti do t’u shërbejë klubeve tona që këtë vit e kanë fituar të drejtën për garat evropiane”.

Ndërkohë, nesër do të vijë për t’i mbikqyrë punimet në stadium inspektori i UEFA-s, Trygve Borno.

Fotografia e KF Trepça 1932

Fotografia e KF Trepça 1932

Fotografia e KF Trepça 1932

Fotografia e KF Trepça 1932

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz