BallinaZgjedhjetRuzhdi Shehu falënderon pjesëmarrësit në tubimin e LDK në Junik: Premtimet e...

Ruzhdi Shehu falënderon pjesëmarrësit në tubimin e LDK në Junik: Premtimet e bëra për mandatin e parë sot janë realitet

Të ngjajshme

Komuna e Gjilanit mbështet me nga 100 euro nënat lehona për vitin 2026

Komuna e Gjilanit ka vendosur të mbështesë financiarisht nënat...

KQZ miraton analizat për votimin me asistencë në Zgjedhje Lokale dhe për Kuvend

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e 39-të...

Kadrijaj: Seanca për presidentin “shpikje” e LVV-së

Time Kadrijaj ka kritikuar ashpër thirrjen e seancës së...

“Shpikje e re”, “sillni emrat”, Haxhiu përplaset me opozitën rreth seancës që e thirri VV

Në seancën plenare të Kuvendit pati replika mes kryeparlamentares...

Ruzhdi Shehu, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka falënderuar pjesëmarrësit në tubimin e kësaj partie në Junik.

Shehu ka theksuar se përkrahja ka qenë e madhe se për ta, kjo është forcë që të vazhdojnë tutje me punë dhe përkushtim.

‘’Premtimet e bëra për mandatin e parë sot janë realitet. Prandaj të bashkuar do të vazhdojmë me mandatin e dytë, për të kompletuar transformimin e plotë të Junikut’’, ka thënë ai.

Postimi:

Të dashur junikas,

Faleminderit të gjithë juve që sot keni qenë të pranishëm në tubimin e LDK për zgjedhjet lokale 2025.

Përkrahja juaj kaq e madhe, për ne është forcë që të vazhdojmë më tutje, me punë dhe përkushtim për të gjithë junikasit pa dallim.

Premtimet e bëra për mandatin e parë sot janë realitet. Prandaj të bashkuar do të vazhdojmë me mandatin e dytë, për të kompletuar transformimin e plotë të Junikut.

Faleminderit qytetarëve në Junik. Faleminderit mërgatës së Junikut. Faleminderit të rinjëve, grave, kategorive të dalura nga lufta, dhe të gjithë junikasve për mbështetjen tuaj.

Urime Junik. Vazhdojmë +4.

#LDK113

#JunikuPërtej

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz