BallinaLajme​Rutte: Putin, pengesa kryesore për paqen në Ukrainë

​Rutte: Putin, pengesa kryesore për paqen në Ukrainë

Të ngjajshme

Ndeshje e çmendur në Serie A, Lazio ia barazon Udineses në minutat e fundit

Një superndeshje është zhvilluar sonte në Serie A. Ndonëse nuk...

“Drejtim i rrezikshëm, kushtetuta u shkel”, Haradinaj për zhvillimet në Kuvend

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përfundimit...

Hamza: Seanca për Presidentin ishte jokushtetuese, puç kushtetues nga pushteti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza,...

Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka...

Hamza: Kjo që ndodhi sonte është puç kushtetues, shkelja ka ndodhur

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, atë...

Shefi i NATO-s Mark Rutte, akuzoi sot presidentin rus Vladimir Putin se është pengesa kryesore për paqen në Ukrainë.

I pyetur pse është kaq e vështirë të përfundojë lufta në Ukrainë, Rutte u përgjigj në një intervistë të botuar sot në gazetën gjermane Bild se “arsyeja është Putin”, i cili është “gati të sakrifikojë 1.1 milion qytetarë të tij”.

“Këtë vit, përparimi i tij (i Putin) ka qenë minimal: fitime territoriale të papërfillshme, më pak se një për qind e territorit ukrainas që nga fillimi i vitit, dhe, sipas vlerësimeve tona, deri në 1.1 milion njerëz janë vrarë ose plagosur në anën ruse”, tha Rutte duke shtuar se disa vende evropiane kanë deklaruar se janë gati të ofrojnë forca, nëse është e nevojshme.

“Po punohet për të përcaktuar strukturën e saktë të Koalicionit të Gatshëm: Si do të ndodhte vendosja? Çfarë do të ndodhte në tokë, në det, në ajër? Të gjithë këta elementë janë ende duke u përpunuar”, tha Rutte.

Ai tha se “respekton shumë” presidentin e SHBA-së Donald Trump pasi ai është “i vetmi që ka arritur ta sjellë Putin në tryezën e negociatave dhe i vetmi që mund ta detyrojë të bëjë paqe”.

Edhe pse Trump “e ka humbur durimin disa herë”, kreu i NATO-s nuk pret që SHBA-ja të tërheqë mbështetjen për Ukrainën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz