Rusia sulmon veriun e Ukrainës, një i vdekur dhe 10 të plagosur
dp

Lexo edheMesazhi i Krishtlindjes i Mbretit Charles nxit unitetin në botën e ndarë

Një grua 80-vjeçare ka humbur jetën sot në Çernihiv, qytet në veri të Ukrainës, si pasojë e goditjes së një droni rus mbi një ndërtesë pesëkatëshe.
Dhjetë persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre tre fëmijë. Kështu shkruan Ukrinform, duke cituar Policinë Kombëtare.
“Është ngritur një strehë pranë vendit të sulmit armik, ku banorët lokalë mund të ngrohen. Punonjësit e policisë po mbledhin denoncime për dëmet në prona”, thuhet në raport.

Lexo edheMesazhi i Krishtlindjes i Mbretit Charles nxit unitetin në botën e ndarë
Në vendngjarje po punojnë ekipet hetimore të policisë, ekspertët mjeko-ligjorë dhe të gjitha shërbimet e emergjencës.