back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaBotëRusia pezullon riciklimin e plutoniumit me SHBA-në

Rusia pezullon riciklimin e plutoniumit me SHBA-në

Të ngjajshme

Boronicat: Superfruti i vogël me përfitime të mëdha

Një frut i thjeshtë dhe i shijshëm mund të...

Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës zyrtarisht kanë marrë detyrën. Ata...

Vetëvendosje propozon Albulena Haxhiun për kryekuvendare

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka propozuar Albulena...

Kuvendi i voton në pako nënkryetarët, deputetët e VV’së i çojnë duart për Listën Srpska

Janë zgjedhur pesë nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës, nga...

residenti rus, Vladimir Putin dekretoi të hënën një ligj që pezullon një marrëveshje me SHBA-në për riciklimin e plutoniumit ushtarak, një vendim i marrë për shkak të “veprimeve armiqësore” të Uashingtonit kundrejt Rusisë.

Zyrtarisht i publikuar të hënën, ky ligj hyn në fuqi menjëherë pasi u votua në muajin tetor nga Duma, Dhoma e Ulët e Parlamentit rus dhe e miratuar nga Këshilli i Federatës (Dhoma e Lartë).

Nënshkruar në vitin 2000 mes Putinit dhe Bill Clintonit, në atë kohë president i ShBA-së, marrëveshja parashikonte për secilin nga vendet riciklimin në lëndë djegëse të 34 tonëve plutonium me origjinë nga stoqet në sasi të mëdha të mbushjeve bërthamore, të trashëguara nga Lufta e Ftohtë, një formë e përbashkët angazhimi në luftën kundër përhapjes së armëve bërthamore.

Duke njoftuar në fillim të tetorit vendimin e pezullimit të kësaj marrëveshje, Vladimir Putin e justifikoi këtë qëndrim shkak i ndryshimeve rrënjësore të rrethanave dhe shfaqjes së një kërcënimi në stabilitetin strategjik nga marrëdhëniet aspak miqësore të SHBA-së kundrejt Rusisë. /trt/

Të Fundit

Sport

ShowBiz