BallinaShqiptareRusia largon diplomatët shqiptarë nga Moska

Rusia largon diplomatët shqiptarë nga Moska

Të ngjajshme

Perez tregon se a e pëlqen Lamine Yamalin dhe a mund të transferohet në Real Madrid në të ardhmen?

Florentio Perez, presidenti i Real Madridit është paraqitur në...

Ambasadori britanik: “Non grata” e Berishës nuk është politike, është ligjore

Ambasadori britanik në Shqipëri, Nicholas Abbott, në një intervistë...

PSG-ja s’ka të ndalur, shpallet kampion në Ligue 1

Skuadra e Paris Saint-Germain është kampion i sezonit 2025/26...

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i vjen radha vendeve evropiane. Moska ka thirrur sot dhjetëra ambasadorë perëndimor, mes të cilëve, edhe atë shqiptar, për t’iu komunikuar largimin e diplomatëve.

Nëse Moska vendosë të dëbojë dy diplomatë shqiptarë (aq sa largoi Tirana), atëherë Ambasada e Shqipërisë rrezikon të dalë jashtë funksionit.

Sipas ish-ministrit të Jashtëm, Paskal Milo, largimi i mundshëm i dy diplomatëve do të thotë që Ambasada jonë të humbasë më shumë se 70% të stafit të saj, për shkak të numrit të vogël të personelit që ka, përcjell gazetadita. Edhe vendimi për dëbimin e dy diplomatëve rusë e ka dëmtuar Ambasadën e Rusisë në Tiranë, pasi stafi i saj lëviz nga 10 deri në 12 persona.

Përveç ambasadorit shqiptar, Arben Gazioni, Ministria e Jashtme ruse ka thirrur sot edhe krerët e diplomacisë nga 22 shtete të tjera për t’i komunikuar dëbimin e diplomatëve, numri i të cilëve përkon me numrin e diplomatëve rusë të dënuar prej këtyre shteteve.

Këto shtete janë Australia, Shqipëria, Gjermania, Danimarka, Irlanda, Spanja, Italia, Kanadaja, Letonia, Lituania, Maqedonia, Moldavia, Hollanda, Norvegjia, Polonia, Rumania, Ukraina, Finlanda, Franca, Kroacia, Republika Çeke, Suedia dhe Estonia.

Rusia po konsideron dëbime në numër më të vogël të diplomatëve nga Belgjika, Hungaria, Gjeorgjia dhe Mali i Zi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz