back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeRusia e konsideron të papërgjegjshme iniciativën për themelimin e Ushtrisë e Kosovës

Rusia e konsideron të papërgjegjshme iniciativën për themelimin e Ushtrisë e Kosovës

Të ngjajshme

Një penallti e humb, një e shënon / Korenica bën gol në Rumani

Skuadra e Clujit është duke luajtur ndaj Metaloglobus Bucharest,...

Sami Lushtaku: Lista Serbe dhe Nenad Rashiq s’kanë asnjë dallim

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt dhe njëherit kandidati për...

Yllka Kuqi 42, por ende me shkëlqim si të ishte 22 (Foto)

Këngëtarja e njohur, Yllka Kuqi, këtë verë ka pasur...

Moska e konsideron të papërgjegjshme iniciativën për krijimin e forcave të armatosura të Kosovës, pasi që bie ndesh me marrëveshjet veçse ekzistuese.

Kështu është thënë në një komunikatë për media të lëshuar nga Ministria e Jashtme Ruse, e cila, siç raporton “SputnikNews”, ka kritikuar edhe mbështetjen që Ambasada Amerikane në Kosovë i ka dhënë kësaj iniciative.

“I kemi kushtuar vëmendje fjalëve të Ambasadorit Amerikan në Prishtinë, [Greg] Delawie në lidhje me mbështetjen e Washingtonit për një iniciativë për krijimin e forcave të armatosura të ‘Republikës së vetëshpallur të Kosovës’, nëse kjo ndodh përmes miratimit të ndryshimeve të ‘kushtetutës’ së Kosovës. Ideja e transformimit të forcave të sigurisë së Kosovës në forca të plota të armatosura është ushqyer nga autoritetet e Prishtinës gjatë viteve të fundit”, ka thënë zëdhënësja e MPJ-së ruse, Maria Zakharova, përmes një komunikate, raporton Koha.net.

Ajo ka theksuar se autoritetet kosovare po tentojnë të krijojnë një “bazë të rreme gjyqësore” për këtë.

“Fakti i rëndësisë kyçe është se ky veprim është në shkelje të ligjit ndërkombëtar, pasi që bie ndesh me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, që parasheh prezencë të armatosur ushtarake në rajon vetëm në bazë të mandatit të Këshillit të Sigurimit, përkatësisht të Forcës së Kosovës [KFOR], e përbërë kryesisht nga njësite të shteteve anëtare të NATO-s”, ka shtuar Zakharova.

Sipas saj, “një hap i tillë do të ishte jashtëzakonisht shumë i papërgjegjshëm nga këndvështrimi i sigurisë në rajon por edhe në tërë kontinentin e Evropës si tërësi”.

“Emergjenca e një komponenti të ri force në formën e ‘forcave të armatosura të Kosovës’ në Ballkan do të binte ndesh me marrëveshjen e Firences, e cila ka për qëllim ruajtjen e stabilitetit rajonal me ndihmën e OSBE-së”, ka shtuar ajo, transmeton Koha.net.

Zëdhënësja e MPJ-së ruse ka theksuar se në rast të krijimit të forcave të armatosura të Kosovës, do të nënkuptonte se “në territorin e një shteti anëtar të marrëveshjes së Firences – Serbisë – do të formohej një forcë e armatosur e pakontrolluar nga Qeveria”.

Marrëveshja e Firences apo Neni IV i Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe është arritur më 14 qershor, 1996 dhe ka ofruar kornizën për negociata të një marrëveshjeje nën-rajonale për kontrollin e armëve. Aty janë përfshirë tri palët brenda Bosnjë e Hercegovinës dhe Kroacisë e Serbisë dhe Malit të Zi (siç njihej asokohe).

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz