BallinaLajmeRryma mbyt imamin 39-vjeçar nga Peja

Rryma mbyt imamin 39-vjeçar nga Peja

Të ngjajshme

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fushë Kosovë

Policia e Rajonit të Prishtinës ka arrestuar një person...

​Mblidhet Kryesia e PDK-së

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike të...

Mot i paqëndrueshëm: IHMK paralajmëron për erëra të fuqishme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me një njoftim...

“Krimi vazhdon”, mesazhi i fortë nga rivarrimi i Ajvaz Shehut

Në përvjetorin e njëzet e shtatë të masakrës në...

Imami nga Peja  Ramë Blakaj, dje pasdite pas një incidenti me rrymë në xhaminë e fshatit Novosellë të Pejës, raporton Express.

Rastin e kanë konfirmuar edhe në Policinë e Rajonit të Pejës.

“Me datën 11.04.2019 është informuar Policia për një rast në Novosellë në Pejë nga dëshmitarët e ngjarjes. Patrulla ka arritur në vend dhe ka vërejtur viktimën në dysheme.Në vendngjarje ka arritur emergjenca me ekipin. Hetimet për këtë rast kanë filluar, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova.

Lajmin për vdekjen e imamit e kanë konfirmuar edhe përmes rrjeteve sociale.

“Njoftojmë të gjithë shokët e dashamirët, se imami Ramë Blakaj, ka ndërruar jetë në moshën 39 vjeçare, pas një aksidenti. E dhimbshme dhe e rëndë për familjen që humbi edhe një djalë, dy muaj pas vdekjes së vëllaut Argzonit (40)”, thuhet në njoftim.

Imami me prejardhje është nga fshati Vrellë e Istogut, ndërsa detyrën e tij e kishte ushtruar në xhaminë e fshatit Novosellë.

Para dy muajsh, Ramë Blakajt i kishte vdekur edhe vëllai i tij 40 vjeçar./Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz