BallinaLajmeRrustemi i reagon Molliqajt: Paske pasur plan për ta luftuar Vetëvendosjen

Rrustemi i reagon Molliqajt: Paske pasur plan për ta luftuar Vetëvendosjen

Të ngjajshme

Përparim Rama merr vendim për ndryshimin e qarkullimit të mjeteve në Dardani

Bazuar në vendimin e Kryetarit të Kryeqytetit të Prishtinës,...

Kanë nisur xhirimet e filmit me metrazh të shkurtër ‘’RUN’’

Qendra Kinematografike e Kosovës ka njoftuar se kanë nisur...

Fahrije Hoti i bashkohet Vjosa Osmanit në zgjedhje

Fahrije Hoti do t’i bashkohet politikës, duke kandiduar për...

Adnan Rrustemi anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje ka vazhduar edhe sot që përmes rrjetit të tij social Facebook të komentoj deklaratat e ish-sekretarit organizativ të VV-së, Dardan Molliqaj dhënë mbrëmë.

Rrustemi ka përmendur një pjesë të një deklarate të Molliqajt ku sipas tij dëshmon për planin e tij që ta luftonte Lëvizjen Vetëvendosje.

“Tha kam qasje, që do të thotë i ka në banesë dokumentet (arkivën) e Lëvizjes, përfshi edhe audio dhe video incizimet e mbledhjeve. A nuk do të thotë kjo se moti e ka pasur planin dhe ka filluar me u përgatitë për këtë ditë, për ta luftuar Lëvizjen”, ka shkruar Rrustemi.

Molliqaj gjatë intervistës së djeshme në Rubikon të KTV-së, ka thënë se ka dëshmi se Kurti ishte i gatshëm të hiqte ‘vijat e kuqe’ ndaj PDK-së, pra duke qenë i gatshëm të bëjë koalicion këtë parti.

“Ekziston incizimi me kamerë. Video-incizim i mbledhjes së prillit 2016 debati mes meje dhe Kurtit. Vetëm le të deklarohet se s’është e vërtetë dhe le të besojë publiku. Nëse ai deklarohet se po them diçka të pavërtetë, le ta publikojnë. Ai ka thënë tekstualisht se ne duhet t’i heqim vijën e kuqe ndaj PDK-së”, kishte deklaruar Molliqaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz