Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu është takuar sot me ushtruesen e detyrës së Kryesueses së Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Arjeta Sadiku, me të cilën, sinç njoftoi Presidenca, ka diskutuar “mbi zhvillimet aktuale në sistemin gjyqësor, forcimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e efikasitetit institucional”.
Gjatë takimit, u tha se u theksua edhe rëndësia e “bashkëpunimit ndërinstitucional”.
“Në takim, gjithashtu u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të rritjes së besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor”, thuhet në njoftimin e Presidencës.