Rruga ‘Viena’ që të çon në arat e fshatit (Foto)

Komuna e Prishtinës e ka huazuar emrin e kryeqytetit austriak për të emërtuar një rrugë në fshatin “Shkabaj” të Prishtinës. Rruga e cila është emërtuar me gabime gjuhësore “Viena” (Vjena) përfshinë pesë deri në gjashtë shtëpi brenda emrit të saj zyrtarë dhe brenda kësaj distance është e shtruar me zhavor.
Por fill pas këtyre shtëpive rruga del në arat e fshatit.
Komisionet komunale për emërtimet e rrugëve as që dalin në teren për të parë rrugët e emërtuara me erma të rinj. Rruga më e harruar në “Shkabaj” të Prishtinës e cila nuk ka as asfalt, është emërtuar nga ambientet e zyrave të komunës.

Lexo edheDeputeti i LDK-së: Koalicioni e ka të vështirë t’i siguroj 80 vota për demarkacionin
Për më keq buzë rrugës kalon edhe kanali që është i shtrirë nga Liqeni i Ujmanit për tek liqeni i Badovcit, i cili gjatë verës bëhet i pa durueshëm nga kundërmimi.














