BallinaShqiptareRritet në 736 numri i rasteve me COVID-19 në Shqipëri

Rritet në 736 numri i rasteve me COVID-19 në Shqipëri

Të ngjajshme

Kushtet e Mourinhos për rikthim te Real Madridi

José Mourinho mbetet një emër gjithnjë e më i...

​Vepra arti për Skënderbeun, shënohet 621-vjetori i lindjes së tij

Me vepra të shumta artistike është mbushur sheshi i...

Kosovës i shtohen edhe 17 gjyqtarë të rinj

Në Presidencën e Kosovës është mbajtur ceremonia e betimit...

Mourinho vendos disa kushte për tu rikthyer si trajner i Real Madridit

Jose Mourinho ka vendosur disa kushte për tu rkthyer...

Në Shqipëri janë konfirmuar edhe 10 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërsa numri gjithsej i rasteve pozitive është rritur në 736, përfshirë edhe personat që kanë ndërruar jetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 212 persona të dyshuar me COVID-19, ndërsa nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 10 raste pozitive.

“Deri në këto momente janë testuar 7.491 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 736 raste. Aktualisht, 286 ose 42,7 për qind e totalit të të prekurve janë persona aktivë me COVID19 dhe përqindja e të shëruarve është më e lartë. Deri sot, 28 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje”, thuhet në njoftim.

Sipas ministrisë, gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 gjithsej në 422.

Në Shqipëri për shkak të COVID-19 është shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore, ndërsa vazhdojnë masat si mbyllja e institucioneve arsimore, ndalimi i hyrjeve me vendet fqinje për udhëtarët, pezullimi i fluturimeve, pezullimi i transportit urban dhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve.

Ndërkohë, duke filluar nga dita e sotme, institucionet kanë lehtësuar masat kufizuese, ku orari i lëvizjes për qytetarët do të zgjerohet nga 90 minuta në 2 orë, për blerjen e produkteve ushqimore, blerjen e ilaçeve apo për arsye të tjera urgjente.

Gjithashtu pjesë e lehtësimit të masave është edhe leja që të ushtrojnë aktivitete disa biznese, si dyqanet e veshjeve, të tekstileve, të këpucëve, dyqanet që tregtojnë mobilie dhe shërbimi taksi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz