Rritet deklarimi i qirasë në Kosovë: ATK raporton miliona euro të hyra nga bizneset dhe qytetarët
dp

Lexo edhe50 milionë euro mashtrim, Europol jep detaje për aksionin kundër call centerave në Tiranë

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë të ditur se deklarimi i të ardhurave nga qiraja po shënon rritje të vazhdueshme në vend.
Sipas njoftimit, mbi 30 mijë biznese dhe qindra qytetarë kanë deklaruar të ardhurat nga qiraja, duke kontribuar në rritjen e transparencës fiskale dhe formalizimin e tregut.
Vetëm gjatë vitit 2025, bizneset kanë paguar rreth 29.9 milionë euro nga të ardhurat e qirasë, ndërsa qytetarët mbi 1.27 milionë euro.

Lexo edhe50 milionë euro mashtrim, Europol jep detaje për aksionin kundër call centerave në Tiranë
ATK thekson se të ardhurat nga qiraja përfshijnë si qiranë mujore ashtu edhe atë afatshkurtër (ditore dhe javore), duke nënvizuar se deklarimi i saktë ndihmon në rritjen e transparencës dhe përmirësimin e shërbimeve publike për qytetarët.