Rritet çmimi i rrymës për ata që tejkalojnë 800 kilovat
BILLI

Lexo edhePaci sqarohet për nxënësin që bëri akrobacione: Është problematik, i është tërhequr vërejtja (Video)

Propozimi ka ardhur në mbledhje nga departamenti i tarifave, dhe është miratuar në mënyrë unanime.
Kryesuesi i bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, Ymer Fejzullahu ka deklaruar se “Kanë pas një numër të madh të komenteve. Sa më shumë komente të kemi, është në të mirë të gjithë neve”.
“Nuk do të ketë rritje të tarifave, ato do të mbesin siç ka qenë deri më tani. Ndërsa, për konsumatorët që konsumojnë mbi 800 kilovat/orë për muaj do të ketë tarifë ulët për 6 cent dhe tarifën e lartë për 12 cent.

Lexo edhePaci sqarohet për nxënësin që bëri akrobacione: Është problematik, i është tërhequr vërejtja (Video)
Duhet me konsidueru që edhe këta konsumatorë e përfitojnë subvencionin deri në 600 dhe 800 kilovat/orë. Realisht, besojmë se është e përballueshme për shumicën e konsumatorëve”, ka deklaruar ai.
Kujtojmë se ky vendim hynë në fuqi nga nesër. /Indeksonline/