Rrëzohet një helikopter ushtarak në Turqi, vdesin pesë ushtarë
dp
Lexo edheKurti në festën e 28 Nëntorit: Kosova është më vete, por jo e mëvarur ndaj kombit shqiptar
Helikopteri i tipit “AS-532 Cougar” u rrëzua pas ngritjes në qiell nga Eskisehiri, ku ndodhet Komanda e Parë Kryesore e Bazës së Aeroplanëve, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”.
“Një helikopter i tipit AS-532, që i përkiste forcës sonë ajrore dhe i cili u nis nga Eskisehiri për qëllime trajnimi, është rrëzuar. Mbetjet e helikopterit janë gjetur dhe operacionet e kërkim shpëtimit janë duke vazhduar” – thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes.
Më vonë, kjo ministri i konfirmoi të vdekurit, duke thënë: “Pesë prej kolegëve tanë heroikë, që ishin duke shërbyer në helikopterin e forcës ajrore që u rrëzua… janë martirizuar.”

Lexo edheKurti në festën e 28 Nëntorit: Kosova është më vete, por jo e mëvarur ndaj kombit shqiptar