Rrëzohet nga kulmi i një shtëpie, dërgohet në QKUK
03·

Të shtunën në Prizren, një person është rrëzuar nga kulmi i një shtëpie derisa ishte duke punuar
Rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës në rrugën “Kurrila” në Prizren, ku viktima derisa ishte duke punuar është rrëzuar nga kulmi i një shtëpie.
Si pasojë e kësaj, viktima ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Lexo edheE fundit, aksident me disa të lënduar në autostradën për Prishtinë |Foto
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe inspektorët e punës, ndërkaq rasti është duke u hetuar, bën të ditur Policia e Kosovës në raportin 24 orësh./Express/














