Rreth 30 personave nuk po u lejohet të votojnë – dyshohet të kenë votuar më herët
03Përditësuar më

Lexo edheQytetarët e Drenasit flasin për ndryshime (Video)

Ekipi i KTV-së ka qëndruar në fshatin Nekovc ku rreth 30 personave deri më tani nuk u është lejuar të votojnë për shkak se dyshohet se kanë votuar edhe diku tjetër.
Ky dyshim ka ardhur për shkak të sprejit që u është gjetur paraprakisht në gishtërinj.
Këtë e ka konfirmuar menaxheri i kësaj qendre të votimit, Agim Gashi, i cili ka thënë se asnjëri prej tyre nuk është lejuar të votojë dhe se po punohet që situata të zgjidhet.
Lexo edheQytetarët e Drenasit flasin për ndryshime (Video)
KTV ka intervistuar dy prej këtyre personave të cilët thonë se po u del se kanë votuar paraprakisht, por që këtë thonë të mos e kenë bërë.
Ata ka mbi 2 orë që po presin për të votuar.