back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeKoci: Është arrestuar një bashkëatdhetar i yni në Serbi, pasi kishte emblemën...

Koci: Është arrestuar një bashkëatdhetar i yni në Serbi, pasi kishte emblemën e UÇK-së në veturë

Të ngjajshme

“Sjelljet e tua më kanë irrituar”, Brikena i shpall ‘luftë’ Mirit

Brikena Selmani dhe Armir Shahini, i njohur si Miri,...

Starmer dhe Trump bisedë telefonike për luftën në Ukrainë

Kryeministri britanik Keir Starmer ka zhvilluar një bisedë telefonike me...

​Rutte: Putin, pengesa kryesore për paqen në Ukrainë

Shefi i NATO-s Mark Rutte, akuzoi sot presidentin rus...

Nuk e fitoi çmimin e “Golashënuesit të Vitit” reagon ashpër Mevlan Zeka

Futbollisti i Ballkanit, Valentin Serbe u shpall “Golashënuesi i...
- Advertisement -

Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci, ka thënë se ka marrë një informacion, se një bashkëatdhetar i yni është arrestuar në Serbi, pasi autoritetet serbe kanë vërejtur emblemën e UÇK-së në veturën e tij.

Ai ka thënë se ky veprim është arbitrar dhe juridikisht i pajustifikueshëm, por pavarësisht kësaj, ka bërë apel që të mos kalohet nëpër Serbi me emblema apo ngjitëse me shkronjat UÇK në veturë.

“Shprehja e identitetit politik apo historik nuk përbën vepër penale sipas standardeve evropiane të të drejtave të njeriut. Në këtë rast, këto veprime po përdoren si mjet presioni politik. Raportet ndërmjet shteteve janë të tensionuara. Çmimin po e paguajnë qytetarët e zakonshëm, të cilët mbesin të ekspozuar ndaj veprimeve arbitrare. Informimi i ndërsjellë dhe kujdesi mes nesh për momentin janë mburoja e vetme reale. Prandaj, për sigurinë tuaj, nëse kaloni tranzit nëpër Serbi, hiqni çdo shenjë të tillë”, ka thënë Koci.

Lajmi.net ka kontaktuar me MPJD-në për të konfirmuar një informacion të tillë, por të njëjtit ende nuk kanë dhënë përgjigje. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i Kocit në Facebook:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz