back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeRreth 1 mijë vota më shumë në Pejë, Kelmendi: Nuk kam kërkuar...

Rreth 1 mijë vota më shumë në Pejë, Kelmendi: Nuk kam kërkuar nga askush ta bëj këtë, ndërhyrja në vullnetin qytetar është vepër penale

Të ngjajshme

Rrënqethëse: Londrimi e Klodi i bëjnë dhuratë figura që i kujtojnë Elijonës nënën dhe motrën

Elijona festoi ditëlindjen në një ambient magjik brenda shtëpisë...

Përfshihet nga zjarri një lokal tek “Rruga B” në Prishtinë

Një incident zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në...

Ndahet nga jeta Asllan Osmani nga Buroja e Skenderajt ( FOTO)

Është ndarë nga jeta Asllan Bajram Osmani nga fshati...

Kandidati për deputet i VV-së, Taulant Kelmendi, ka reaguar pasi i ka humbur plotë 955 vota vetëm në Pejë, gjatë rinumërimit të votave në këtë Komunë.

Ai ka thënë se zhvillimet gjatë procesit të rinumërimit të votave në Pejë, i ka përcjellur me shumë shqetësim, për shkak se ka thënë se i janë shtuar vota në disa kuti gjatë numërimit fillestar.

“Nuk e di nga kush dhe nuk kam kërkuar nga askush. Prandaj është e papranueshme! Ndërhyrja në vullnetin e qytetarëve është veper penale edhe nëse dëshira e dikujt ka qenë për të më ndihmuar. Në Komunën e Pejës, votat janë numëruar të fundit dhe ishte e qartë se mbështetja ishte e mjaftueshme për ta fituar mandatin”, ka shkruar Kelmendi.

Ai ka thënë se kanë kërkuar vazhdimisht nga komisionerët dhe vëzhguesit që vota të mbrohet dhe të mos tjetërsohet në këtë rrethanë, për çka ka thënë se çdo ndërhyrje e tillë bie ndesh me parimet e tyre dhe është distancuar nga çdo veprim në kundërshtim me to.

“Inkurajojmë institucionet përgjegjëse të hetojnë përgjegjësit, arsyet dhe qëllimet, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten, gishtat mos të na drejtohen as për krahasim me të tjerët, dhe të mos mbetet asnjë dilemë në besimin e qytetarëve”, ka shkruar Kelmendi në një postim në Facebook. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

Të Fundit

Sport

ShowBiz