BallinaLajmeDogana në aksion, cak barnatoret në Pejë dhe Gjakovë

Dogana në aksion, cak barnatoret në Pejë dhe Gjakovë

Të ngjajshme

Donnarumma: Kartoni i kuq vendimtar, kështu e ka futbolli

Portieri i Manchester Cityt, Gianluigi Donnarumma e ka komentuar...

Të premten dita e parë e Bajramit, BIK-u del me njoftim

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët dhe...

Shërbimi Suedez i Sigurisë: Rusia, Kina dhe Irani vënë në shënjestër Suedinë

Rusia, Kina dhe Irani janë kërcënimet më të mëdha...

Dogana e Kosovës është duke zhvilluar një aksion kontrolli në gjashtë subjekte në Pejë, të cilat merren me tregtimin e barnave, si dhe në një subjekt në Gjakovë, me fokus parandalimin e tregtimit të barnave pa dokumentacion dhe pa procedura të rregullta doganore.

Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se, për momentin, zyrtarët doganorë janë duke kryer bastisje në gjashtë barnatore në Pejë, ku dyshohet për posedim të mallrave që nuk kanë dokumente të rregullta doganore.

Po ashtu, aksioni është shtrirë edhe në një barnatore në Gjakovë, ku deri më tani doganierët kanë hasur dhe identifikuar mallra të dyshuara pa prejardhje të rregullt mallra kontrabandë.

Kontrollet janë ende në zhvillim e sipër, ndërsa pritet që pas përfundimit të aksionit, Dogana e Kosovës të dalë me një njoftim zyrtar lidhur me sasinë e mallrave të sekuestruara dhe masat që do të ndërmerren ndaj subjekteve të përfshira.

Po ashtu, zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci e ka konfirmuar aksionin në subjektet që merren me tregti me barna në Pejë dhe Gjakovë. Ai për IndeksOnline tha se aksioni është duke u zhvilluar. /IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz