back to top
Wednesday, February 4, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditRregullat në trafik, mbi 21 mijë gjoba ka shqiptuar policia gjatë muajit...

Rregullat në trafik, mbi 21 mijë gjoba ka shqiptuar policia gjatë muajit maj

Të ngjajshme

Kompensimet për dëmet e vërshimeve, ato të vitit 2023 ende të pa ekzekutuara

Disa javë pas reshjeve të dendura që shkaktuan vërshime...

Edhe një shtet evropian në prag të vendimit për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët

Greqia është “shumë afër” që të shpallë zyrtarisht ndalimin...

Liam Rosenior flet pas eliminimit nga Carabao Cup

Trajneri i Chelseas, Liam Rosenior ka folur pasi skuadra...

Klodi i hidhet në përqafim Elijonës, kjo është arsyeja (VIDEO)

Elijona është shprehur se e mendon pjesën se si...

Peci thotë se nuk ka marrë njoftim nga LDK-ja për prishje të koalicionit në Mitrovicë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund ta rishqyrtojë bashkëpunimin...

Si pjesë e kontrolleve të vazhdueshme të trafikut në rrugët në të gjithë vendin, gjatë muajit të kaluar (maj), zyrtarët e policisë në të gjitha sektorët e punëve të brendshme lëshuan gjithsej 21,178 urdhërpagesa, kryesisht bazuar në shkelje të kryera në përputhje me Ligjin për Sigurinë në Trafikun Rrugor.

Prej gjobave të shqiptuara, 5.480 kanë qenë për parkim të paligjshëm, 5.458 për tejkalim të shpejtësisë dhe 2.114 vozitje pa leje drejtimi.

“Gjatë majit u sanksionuan 527 këmbësorë, gjashtë shoferë skuterësh elektrikë dhe shtatë çiklistë. Gjithashtu u regjistruan 775 shkelje për përdorimin e telefonit celular gjatë vozitjes, 1,203 shkelje për mosvendosjen e rripit të sigurimit dhe 744 shoferë motoçikletash u sanksionuan për mosvendosjen e helmetës mbrojtëse”.

“Gjithashtu u vendosën sanksione ndaj 567 shoferëve që morën pjesë në trafik me sasi të paligjshme alkooli në gjak dhe 113 shoferëve të tjerë që u gjobitën për kalim të semaforit të kuq”.

“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni./Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz