Rregulla të reja për t’u pajisur me viza të Amerikës
03
Lexo edheErdogan: Agjencia jonë e Inteligjencës me AKI kapën gjashtë përfaqësues të FETO-s
Qeveria e Shteteve të Bashkuara planifikon të kërkojë historinë në mediat sociale nga gati secili që do të kërkojë të hyjë në Shtetet e Bashkuara.
Propozimet e Departamentit amerikan të Shtetit, të publikuara të premten, janë pjesë e politikës së presidentit Donald Trump për “verifikim ekstrem”.
Shumica e aplikuesve për viza migrante dhe jomigrante do të duhet të listojnë në aplikacion të gjitha identitetet që kanë përdorur në mediat sociale në pesë vjetët e fundit.
Zyra për Menaxhim dhe Buxhet e SHBA-së ka 60 ditë kohë për t’i komentuar dhe miratuar propozimet.
Lexo edheErdogan: Agjencia jonë e Inteligjencës me AKI kapën gjashtë përfaqësues të FETO-s
Nëse miratohen, aplikuesve do t’iu kërkohet të tregojnë edhe numrat e telefonit që kanë përdorur në pesë vjetët e fundit, adresat e emaileve dhe udhëtimet ndërkombëtare.
Propozimet i mbështesin zotimet e Trumpit për të goditur migrimin e paligjshëm, për shkaqe të sigurisë. /rel/