BallinaBotëErdogan: Agjencia jonë e Inteligjencës me AKI kapën gjashtë përfaqësues të FETO-s

Erdogan: Agjencia jonë e Inteligjencës me AKI kapën gjashtë përfaqësues të FETO-s

Të ngjajshme

OKB: Sulmet izraelite në Liban mund të konsiderohen krime lufte

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut tha...

Takimi lamtumirës me Konjufcën, Orav: BE qëndron përkrah jush

Ambasadori i BE-së në Kosovë, ka takuar zëvendëskryeministrin dhe...

Trajneri i Barcelonës jep një parashikim për ndeshjen mes Manchester Cityt dhe Real Madridit

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick ka komentuar përballjen e...

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka riafirmuar zotimin për të vazhduar sjelljen para drejtësisë të pjesëtarëve të organizatës terroriste FETO pas ekstradimit nga Kosova në Turqi të gjashtë pjesëtarëve të lartë të kësaj organizate, raporton Anadolu Agency (AA).

“Së fundmi, Agjencia jonë Kombëtare e Inteligjencës, në bashkëpunim me inteligjencën e Kosovës kapën gjashtë përfaqësues të lartë të FETO-s në Ballkan, i sollën dhe ia dorëzuan organeve policore. Ne kemi thënë se ata do të ikin, kurse ne do t’i ndjekim dhe sjellim këtu me lejen e Zotit kudo që gjenden. Do të kërkojmë llogari”, tha Erdoğan në një mbledhjeve të krerëve lokalë të partisë së tij (AK Parti) në Ankara.

Komentet e presidentit turk vijnë një ditë pasi Agjencia Turke e Inteligjencës (MIT) realizoi operacion ndaj strukturës së FETO-në Ballkan në bashkëpunim aktiv me inteligjencën e Kosovës, duke sjellë nga Kosova në Turqi gjashtë punonjës të nivelit të lartë të organizatës të kërkuar në Turqi.

Personat Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina u sollën në Turqi me një avion të posaçëm nga ana e MIT.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz