Rrëfimi i qytetarit që u detyrua t’i japë zyrtarit qeveritar 20 mijë euro për të hequr një lëndë nga gjykata (Video)
BILLI

Lexo edhePolicia e Kosovës bastis një lokal për trafikim me qenie njerëzore (Video)

Një zarf i marrë nga një person i panjohur më 2012 në Aeroportin e Prishtinës i ka kushtuar shumë El-Sadat Musliut nga Komuna e Ferizajt i cili ka shumë kohë që jeton në Zvicër.
Për të mos vuajtur dënimin prej tre vjetësh që i ishte shqiptuar ai kishte paguar 2 herë nga 10 mijë euro.
Këto para ai ja kishte dhënë Zahir Bajramit, Drejtor i Financave në Qeverinë e Kosovës që i kishte premtuar heqjen e dënimit.
“Në Kosovë bëhet gjithçka me pare. E kena njofte si njeri zyrtar”, thotë ai për KTV’në.
Lexo edhePolicia e Kosovës bastis një lokal për trafikim me qenie njerëzore (Video)
Pazari për heqjen e dënimit vërehet qartë edhe në bisedat e zhvilluara nga takimet që El-Sadat Musliu ka zhvilluar me Zahir Bajramin dhe të birin e tij.