Rrëfimi i dëshmitarit për vrasjen e 27 vjeçarit në Mitrovicë, si ndodhi e gjithë ngjarja?
BILLI

Lexo edheBiznesmeni i njohur i dyshuari për vrasjen e të riut në Mitrovicë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se pjesë e këtij incidenti ka qenë edhe një pjesëtar i policisë së Kosovës i cili ishte jashtë detyrës.
Një person që ka parë pjesërisht ngjarjen thotë se konflikti erdhi për shkak të disa fidanëve.
Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30 në Tregun e Gjelbër të Mitrovicës.
Isak Brahimi, i cili e kishte parë pjesërisht ngjarjen tha se konflikti ka ndodhur për shkak të disa fidanëve.

Lexo edheBiznesmeni i njohur i dyshuari për vrasjen e të riut në Mitrovicë
“Qysh më kanë tregu mua këtu disa dëshmitarë shkaqet ishin disa fidanë….Shitasat kanë qenë duke shit fidanë”, tha ai për RTV Dukagjini.
Prokuroria këtë ngjarje e ka cilësuar si konflikt të çastit duke thënë se njëri nga të plagosurit ka qenë kalimtar i rastit dhe tjetri një zyrtar policor.