back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeRrëfehet Azem Vllasi: U plagosa nga një atentator i porositur

Rrëfehet Azem Vllasi: U plagosa nga një atentator i porositur

Të ngjajshme

Luis Enrique për Cristiano Ronaldon: Nuk ka datë skadimi

Trajneri i njohur spanjoll, Luis Enrique, ka habitur ndjekësit...

Osmani: Rënia e Zahirit, Hakifit dhe Edmondit frymëzoi një popull të tërë për liri

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë homazhe në 29-vjetorin e...

Shpallen rezultatet përfundimtare, ky është rezultati i partive

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka...

Policia kap drogë në vlerë të 80 mijë eurove, arrestohen dy shtetas maqedonas

Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut janë arrestuar mbrëmë...

Avokati Azem Vllasi  tha se “sulmuesi kishte një armë zjarri me silenciator dhe sipas karaktersitikave ishte një atentator i porositur”.

Vllasi u plagos të hënën në mëngjes, nga një person, për të cilin policia është vënë në ndjekje.

Avokati Vllasi është shtrirë në QKUK në Prishtinë, por mjekët thonë se jeta e tij është jashtë rrezikut.

“Para orës 8 në mëngjes dikush i ra ziles. Dola. Një person mbante letra në dorë. Tha se kishte një problem pronësor. I thash se këto unë nuk i punoj dhe që të shkojë në rrugën përballë tek një tjetër avokat. A ka ardhur nga Gjermania apo e ka dërguar dikush, nuk e di. Kam hyrë të shkruaj në një copë letër numrin dhe t’ia japë. Kur kam dalë ai më ka sulmuar tek dera me një revole me silenciator, evidente i përgatitur, më ka sulmuar dhe më ka qëlluar në krah e pastaj iku”.

“Sipas të gjitha karakteristikave ai ishte një atentator i porositur. Pse dhe nga kush, hetimet do të tregojnë. Në bazë të punës sime profesionale, nuk kam dhe nuk kam pasur asnjë problem me askë. Familja ime nuk ka problem dhe as kontest me asnjeri. Nuk e di se cka të mendoj dhe nuk dua të hamendësoj. Hetimet do të tregojnë cdo gjë”, tha Azem Vllasi për Radion Evropa e Lirë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz