Rrahmani prej më të mirëve në fushë, Napoli fiton minimalisht ndaj Cagliarit
dp

Lexo edhePas Avdullahut, FFK në ofanzivë për Albian Hajdarin

Napoli e ka shënuar fitoren e dytë radhazi në tentimin e tyre për ta mbrojtur titullin e kampionit në Serie A.
Napolitanët triumfuan në shtëpi 1:0 ndaj Cagliarit në javën e dytë në elitën e futbollit italian, shkruan Gazeta Express.
Goli i vetëm dhe i fitores erdhi në sekondat e fundit të ndeshjes kur Anguissa realizoi pas asistit nga Buongiorno.
Në fushë gjatë tërë ndeshjes ishte edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani i cili ishte prej më të mirëve në fushë.

Lexo edhePas Avdullahut, FFK në ofanzivë për Albian Hajdarin
Ai mori notë 7.5, të dytën më të lartën pas golashënuesit, Anguissa.

Me këtë fitore, Napoli prin në renditje me gjashtë pikë pas dy ndeshjeve të para.
Në anën tjetër, Cagliari mbetet me një pikë në vendin e 15-të.