Rrahje në Fushë-Kosovë, përdoren edhe thikat
03

Lexo edheSpanja lejon udhëtimet nga Italia

Dje në rrugën ‘Dardania’ në Fushë-Kosovë ka ndodhur një rrahje mes katër personave, raporton Gazeta Sinjali.
Policia thotë se aty u përdorën edhe mjete të mprehta, me ç’rast dy persona janë dërguar për trajtim mjekësor.
Njoftimi i plotë i policisë:

Lexo edheSpanja lejon udhëtimet nga Italia
Rr. Dardania, Fushë Kosovë, 18.05.2020 – 22:10. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovar pasi që ishin përfshirë në një rrahje ku dyshohet se janë përdorë mjete të mprehta. Dy nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.