BallinaLajmeRrahje masive ndërmjet punëtorëve të Bechtel-Enkas, një dërgohet në spital- gjashtë të...

Rrahje masive ndërmjet punëtorëve të Bechtel-Enkas, një dërgohet në spital- gjashtë të tjerë arrestohen

Të ngjajshme

Dy të plagosurat në Majac të Podujevës në gjendje të rëndë, dërgohen në QKUK

E dyshuara për vrasjen dhe plagosjen që ndodhi sonte...

Aksident tragjik në Vlorë, dy viktima dhe një i lënduar rëndë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në...

Goditet me veturë për vdekje një 81 vjeçar në Piranë të Prizrenit

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:30...

Dajaku: Amir Rrahmani është dashur të ftohet, për përkrahje morale

Analisti i emisionit sportiv “Favorit”, që transmetohet në T7,...

Kjo është e dyshuara për vrasjen dhe plagosjen në Majac të Podujevës

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme...

Një përleshje masive ka ndodhur ndërmjet punëtorëve të Bechetl-Enak-as mëngjesin e së premtës. Pas një mosmarrëveshjeje ndërmjet tyre në përleshje janë përfshirë disa punëtorë të autostradës në afërsi të Kaçanikut, raporton Gazeta Express. Punëtorët kanë përdorur edhe mjetet e forta të punës për goditje.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi. Gashi tha se gjashtë prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, njëri është dërguar për trajtim mjekësor në spital ndërsa një tjetër është liruar

“Janë përfshirë punëtoret e Bechtel-Enkes, 6 janë dërguar në mbajtje, 1 në spital dhe një tjetër është liruar”, tha ai.

Një dëshmitar nga vendi i ngjarjes ka thënë për Express se dje në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit kanë dëgjuar britma, sharje e përleshje ndërmjet këtyre punëtorëve.

Ai thotë se ata janë rrahur me drunjë, hekra e me mjete të forta të punës.

Përderisa nuk dihen motivet që çuan deri te kjo mosmarrëveshje.

Bechtel-Enka njihet në publik si kompani ku ndodhin shumë incidente në vendin e punës. Është raportuar se më parë aty kanë humbur jetën edhe punëtorët.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz