BallinaLajmeBeqaj: Ekonomia digjitale rruga e vetme për zhvillim ekonomik

Beqaj: Ekonomia digjitale rruga e vetme për zhvillim ekonomik

Të ngjajshme

Vetura godet për vdekje një këmbësor në Prizren

Sot rreth orës 18:30 në fshatin Piranë të Prizrenit...

Tragjedi në Piranë të Prizrenit, vdes këmbësori 81-vjeçar pasi u godit nga vetura – policia jep detaje

Një aksident ka ndodhur në magjistrlaen Prizren-Gjakovë, në fshatin...

Dy të arrestuar për përfshirje në rrahje në stadiumin e Shtimes

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se janë përfshirë...

Protesta në Shqipëri/ Sali Berisha ndihet keq nga gazi lotsjellës, rrethohet nga truprojat

Sali Berisha ka braktisur protestën e opozitës, pasi është...

Roma i jep fund krizës së rezultateve, merr fitore ndaj Lecces

Roma e ndërpreu një seri prej pesë ndeshjesh pa...

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në sektorin e TIK-ut ‘’Albanian ICT Awards 2018’’, që organizohet për të gjatën herë me radhë.

Në fjalën e tij para të nominuarve dhe të pranishmëve në këtë ceremoni, ministri Beqaj ka theksuar rëndësinë që ka inovacioni dhe teknologjia në zhvillimin ekomomik të një vendi. Ministri Beqaj ka folur edhe për rëndësinë  përmirësimit të proceseve të punës, lidhjen e shkencës me ekonominë, për rëndësinë e rritjes së konkurrencës, zhvillimin e ndërmarrësisë, si dhe për potencialin që kanë dy vendet, Kosova dhe Shqipëria për rritje ekonomike të bazuar në dije.

‘’Qasja konvencionale ndaj zhvillimit ekonomik duhet të ndryshojë në drejtim të qasjes në ekonominë digjitale, e cila po ecën me hapa të shpejtë dhe ne si institucione duhet t’i mbështesim dhe përkrahim të rinjtë tanë që po ecin në këtë fushë shumë më shpejt se ne.

Ministri Beqaj gjatë kësaj ceremonie ka bashkëbiseduar me ministren e Sipërmarrjes znj. Sonila Qato në shërbim të bashkëpunimit ndërshtetëror.

Ministri Besim Beqaj ka ndarë njërin nga çmimet kryesore të “Albanian ICT Awards 2018”, ndërsa organizatorët e kësaj ngjarje në fushën e teknologjisë i ka ftuar që edicionin e 7-të të kësaj ngjarje ta mbajnë në Kosovë me nikoqir Ministrinë e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz