Ronaldo i komenton Kvara-s dhe i jep mbështetje: E di këtë ndjenjë, por vazhdo përpara!

Cristiano Ronaldo i ka dërguar një mesazh mbështetjeje futbollistit të PSG-së, Khvicha Kvaratskhelia, i cili u lëndua gjatë ndeshjes së mbrëmshme ndaj Barcelonës në UEFA Champions League.
Sulmuesi gjeorgjian ka pësuar një lëndim të rëndë në gjurin e djathtë dhe, me shumë gjasë, do ta humbasë pjesën e mbetur të sezonit aktual, shkruan Indeksonline
Cristiano Ronaldo i ka komentuar yllit të PSG-së në rrjetet sociale, duke i dhënë mbështetje në këtë moment të vështirë.
“Luftërat më të vështira në futboll janë shpesh ato që askush nuk i sheh.
E di si ndihet kjo, Kvara. Por mos harro kurrë atë që të ka sjellë deri këtu dhe mos lejo që një moment i vështirë të të bëjë të dyshosh se sa larg mund të arrish.
Vazhdo ta mbash gjallë atë zjarr brenda vetes. Më e mira nga ti ende nuk ka ardhur!”

Lexo edheKosova ngjitet në renditjen e FIFA-s, përparon për dy pozita
/Indeksonline/
🚨🗣️ 𝗡𝗘𝗪: Cristiano Ronaldo has sent a BEAUTIFUL message of support to Khvicha Kvaratskhelia following his serious injury! ❤️
"The toughest battles in football are often the ones nobody sees.
I know that feeling, Kvara. But NEVER FORGET what brought you this far, and don't… pic.twitter.com/87DuD6JnV8
— The Touchline | 𝐓 (@TouchlineX) October 21, 2026














