Kaçanik: Policia sekuestron armë gjuetie pa leje, 51-vjeçari lirohet në procedurë të rregullt
dp

Lexo edheHargreaves dhe Maqedonci flasin për sigurinë dhe sfidat e viteve të ardhshme

Sipas njoftimit të Policisë, rasti kishte ndodhur në rrugën “Idriz Seferi”, ndërsa gjatë hetimeve është identifikuar një person i dyshuar për posedim të paautorizuar të armës.
Gjatë kontrollit, të dyshuarit me inicialet N.B., 51-vjeçar, i është sekuestruar një armë gjuetie, për të cilën nuk kishte leje të vlefshme.
Pas konsultimit me prokurorin e shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Lexo edheHargreaves dhe Maqedonci flasin për sigurinë dhe sfidat e viteve të ardhshme
I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti do të trajtohet nga organet kompetente. /Lajmi.net/