back to top
Thursday, March 12, 2026
BallinaSportRonaldo habit botën: Futbolli nuk mjafton më – CR7 hyn zyrtarisht në...

Ronaldo habit botën: Futbolli nuk mjafton më – CR7 hyn zyrtarisht në MMA

Të ngjajshme

Portieri i Tottenhamit e thyen heshtjen pas gabimeve amatoreske që i bëri mbrëmë

Portieri çek i Tottenham Hotspur, Antonín Kinský, ka reaguar...

Bodo/Glimt kjo befasi e Champions League, fiton thellë ndaj Sportingut

Skuadra norvegjeze Bodø/Glimt ka bërë një tjetër paraqitje mbresëlënëse...

Rezoluta e PE-së për zgjerimin: Dialogu Kosovë-Serbi, thelbësor që dy vendet të ecin përpara

Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë të mërkurën në...

E pazakontë, aktori zbulon se çfarë dëgjon gjatë se*ksit

Harrison Ford zbuloi një detaj të pazakontë nga jeta...

Tahiri: Kurti i frikësohet zgjedhjeve, po e sheh fuqinë e Vjosa Osmanit

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, në ”Click” të RTV21...

Cristiano Ronaldo ka hyrë zyrtarisht në botën e arteve marciale të përziera, duke u bërë aksionar i Way of Warrior FC (WOW FC), organizata spanjolle e MMA-së ku ndodhet edhe kampioni i UFC-së, Ilia Topuria.

Ylli 40-vjeçar e cilësoi MMA-në si sport që mishëron “disiplinë, respekt, rezistencë dhe kërkim të përsosmërisë”.

Ronaldo u shpreh krenar për këtë partneritet, i cili synon të çojë MMA-në në një nivel të ri dhe të frymëzojë brezin e ri të sportistëve, shkruan Gazeta Express.

Edhe Topuria e quajti bashkimin e CR7 me WOW FC një moment historik për sportin.

Ky hap vjen në një periudhë kur portugezi ka folur hapur për afrimin e tij me pensionimin, duke pranuar se “dita po vjen së shpejti”, por se është i përgatitur për të.

WOW FC, me qendër në Madrid, vazhdon zgjerimin global, teksa eventet e radhës zhvillohen më 28 nëntor (WOW 24) dhe 23 dhjetor (WOW 25). Ndërkohë, Ronaldo vazhdon të zgjerojë portofolin e tij të bizneseve, duke përfshirë hotele, palestra dhe markën globale CR7. /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz