back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaSportRonaldo debuton sot me Juventusin

Ronaldo debuton sot me Juventusin

Të ngjajshme

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 12 tetorit

Policia e Kosovës ka zhvilluar një takim lidhur me...

Violetë Kukaj bëhet gati për dimër, përgatit turshi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Violetë Kukaj, ka ndarë me...

Rubin: Të gjitha akuzat ndaj UÇK-së ishin të organizuara nga rusët ose serbët

Ish-diplomati amerikan, James Rubin gjatë dëshmisë së tij në...

Cristiano Ronaldo do të bëjë paraqitjen e tij të parë me fanellën e Juventusit sot (e diel) në ndeshjen tradicionale në Villar Perosa.

Transferimi rekord i Juventusit prej mbi 100 milionë eurosh plus bonuse filloi stërvitjet me klubin vetëm kohëve të fundit.

Kjo pasi ylli portugez pati një pushim të gjatë veror për shkak të Kupës së Botës “Rusia 2018”.

Megjithatë, pritjes së tifozëve të Zonjës së Vjetër për ta parë Ronaldon duke luajtur me fanellën e tyre thuhet se i ka ardhur fundi.

Ronaldos pritet t’i jepet debutimi me fanellën e Bianconerëve këtë pasdite në qytetin e vogël të Torinos, Villar Perosa, i cili ka vetëm 4.000 banorë.

Juventusi tradicionalisht fillon sezonin e tyre këtu në një ndeshje midis skuadrës së tyre të parë dhe ekipit të të rinjve, e njohur ndryshe si Juve A kundër Juve B dhe e kanë bërë këtë që nga viti 1955.

View image on TwitterView image on TwitterView image on Twitter

JuventusFC

@juventusfcen

A unique ?? tradition writes another chapter on Sunday.

? Don’t miss on ➡️ http://juve.it/NEjC30lmg5k 

? Find out more ➡️ http://juve.it/AWoJ30lmEgY 

Kjo është një ngjarje e madhe pasi të gjithë drejtorët e klubit dhe klientët marrin pjesë në të, por edhe më shumë këtë vit me Ronaldon si qendra e vëmendjes.

Ndryshe, kjo ndeshja pritet të fillojë nga ora 16:00 me kohën tonë lokale. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz