Roma deklasoi Udinesen në Friuli, me ndeshjen që prodhoi 7 gola

Roma vazhdon serinë e fitoreve në kampionat, duke triumfuar me rezultat 5-2 në udhëtim ndaj Udineses, në një ndeshje ku verdhekuqtë shkëlqyen sidomos në pjesën e parë.
Skuadra e Romës e mbylli pjesën e parë me epërsi të thellë 0-4, falë golave të Cristantes, Mora, Malen dhe Ndikcka.
Në pjesën e dytë, Roma u ndal disi, ndërsa vendasit shfrytëzuan këtë moment për të shënuar dy herë përmes Zaniolos dhe Palmas, duke ngushtuar rezultatin në 2-4.
Megjithatë, Ghilardi në minutën e 92-të vulosi rezultatin përfundimtar 2-5, duke i siguruar Romës tri pikë të reja dhe një fitore të rëndësishme në garën për kreun e tabelës.

Lexo edheEthe para “Derby della Madonnina”, publikohen formacionet
Me këtë triumf, Roma arrin kuotën e 24 pikëve, vetëm një më pak se Lazio dhe Interi, ndërsa bëhet skuadra me sulmin më të mirë në Itali, me plot 28 gola të shënuar.
Në xhiron e ardhshme, Roma do të presë Sassuolon në Olimpico, ndërsa Udinese, që po kalon një krizë të thellë me vetëm pesë pikë dhe pozitën e 19-të, do të përballet me skuadrën e fundit, Venezian.













