Rohde: Vendimi i Kushtetueses, karton i kuq atyre që nuk e konstituojnë Kuvendin
dp

Lexo edheHargreaves për deputetët: Të bashkohen e të gjejnë zgjidhje para përfundimit të afatit të Kushtetueses

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, pas seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, shprehu shqetësimin e tij për ngërçin politik dhe urgjencën për t’u formuar institucionet e Kosovës.
A tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte një karton i kuq për ata që nuk konstituojnë Kuvendin.
“Jemi këtu për ta theksuar shqetësimin tonë dhe urgjencën për të formuar institucionet. Qytetarët dolën për të votuar më 9 shkurt dhe tani janë bërë gati gjashtë muaj. Klasa politike po dështon përballë qytetarëve. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte një karton i kuq për ata që nuk konstituojnë Kuvendin”, tha ambasadori Rohde.


Lexo edheHargreaves për deputetët: Të bashkohen e të gjejnë zgjidhje para përfundimit të afatit të Kushtetueses