BallinaLajmeLajmet e FunditRodrygo i ka ditët të numëruara te Real Madridi

Rodrygo i ka ditët të numëruara te Real Madridi

Sulmuesi i Kombëtares së Brazilit, Rodrygo, është afër largimit nga Real Madridi.

Rodrygo pritet të largohet nga “Los Blancos” gjatë afatit kalimtar të verës dhe tashmë ka shumë oferta në tavolinë, duke përfshirë skuadra nga Arabia Saudite, Premier League dhe Serie A, shkruan Indeksonline

Lojtari brazilian nuk i ka punët mirë me trajnerin Xabi Alonso dhe kjo u vërejt edhe në Kupën e Botës për Klube, ku futbollisti nuk kishte minuta që i meriton.

24-vjeçari ka kontratë me Realin deri në vitin 2028, kurse vlera e tij sipas sajtit “Transfermarkt” është 90 milionë euro.

Ai ishte transferuar në “Santiago Bernabeu” gjatë vitit 2019 nga Santosi për 45 milionë euro./Indeksonline/

- Advertisement -