BallinaLajmeRizvanolli jep detaje për Programin Kompakt në bashkëpunim me MCC

Rizvanolli jep detaje për Programin Kompakt në bashkëpunim me MCC

Të ngjajshme

​“Vrasje makabre e burrit”, rrëfehet mes lotësh e mbijetuara e masakrës në Bukosh

E mbijetuara e masakrës në Bukosh të Suharekës, Tahire...

Ky është Nikoll Radaçi, 57-vjeçari që përplasi për vdekje dy të miturit në Durrës

Ky është Nikoll Radaçi, drejtuesi i mjetit të përfshirë...

Dy të lënduar nga një vetaksident me motoçikletë në Pejë, njëri dërgohet në QKUK

Një vetaksident me motoçikletë ka ndodhur sot rreth orës...

Hyjnë në fuqi rregulla të reja rrugore për skuterat elektrikë në Austri

Austria përditëson ligjet e trafikut për skuterët elektrikë dhe...

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se sot në mbledhjen e Qeverisë kanë miratuar nismën për negocim të Programit Kompakt në bashkëpunim me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

Rizvanolli tregon që programi Kompakt ka vlerë prej 234 milionë dollarësh.

“Në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës kemi miratuar nismën për negocim të Programit Kompakt në bashkëpunim me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

Programi Kompakt ka vlerë prej 234 milionë dollarësh dhe do të përfshijë:

1. Rezerva dhe arbitrazh të energjisë (bateritë me kapacitet të lartë mbi 200MWh)

2. Zhvillimin e fuqisë punëtore dhe përfshirjen e grave në sektor të energjisë.

Ky program adreson furnizimin e qëndrueshëm me energji elektrike, modernizimin e kapaciteteve tona, edukimin e fuqisë punëtore në teknologji, si dhe lehtëson tranzicionin e gjelbërt energjetik të Republikës së Kosovës duke siguruar pavarësinë tonë energjetike”, ka shkruar ministrja./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz