BallinaLajmeVulaj: Kosova në NATO, interes i sigurisë kombëtare të ShBA-së

Vulaj: Kosova në NATO, interes i sigurisë kombëtare të ShBA-së

Të ngjajshme

Ky është Nikoll Radaçi, 57-vjeçari që përplasi për vdekje dy të miturit në Durrës

Ky është Nikoll Radaçi, drejtuesi i mjetit të përfshirë...

Dy të lënduar nga një vetaksident me motoçikletë në Pejë, njëri dërgohet në QKUK

Një vetaksident me motoçikletë ka ndodhur sot rreth orës...

Hyjnë në fuqi rregulla të reja rrugore për skuterat elektrikë në Austri

Austria përditëson ligjet e trafikut për skuterët elektrikë dhe...

Allegri pas humbjes: Sot luajtëm ndeshjen më të dobët të sezonit!

Trajneri i Milanit, Max Allegri foli për “Sky Sport”...

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj, ka deklaruar se kur bëhet fjalë për Kosovën ekziston konsensus politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në emisionin “Info Magazine”, ai theksoi se pavarësisht polarizimit të theksuar politik në ShBA dhe në Evropë, mbështetja për Kosovën vazhdon të jetë e përbashkët për të dy partitë kryesore amerikane.

“Edhe në këtë kohë polarizimi në ShBA dhe në Evropë, Kosova mbetet një fushë në të cilën të dy partitë mund të punojnë së bashku. Arsyeja kryesore është se mbështetja për Kosovën dhe anëtarësimi i saj në NATO janë në interes të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, deklaroi Vulaj.

Ai tha njëherësh, se kjo mbështetje është dëshmuar ndër vite, duke përfshirë periudha të ndryshme qeverisjeje në ShBA.

“Kemi parë mbështetje si për pavarësinë, ashtu edhe për njohjen reciproke, nga të dy partitë. Kjo ka vazhduar në administrata të ndryshme, përfshirë administratën Trump I dhe administratën Biden, dhe vazhdon edhe sot, sepse është një linjë e interesave të ShBA-së”, theksoi Vulaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz